Bora bllokon komunat e zonës së Dukagjinit

Bllokohen plotësisht komunat e zonës së Dukagjinit. Janë mbi 6 mijë banorë që nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me pjesën tjetër të vendit. Prej javësh ato i luten zotit që situata të përmirësohet.

Nuk kanë rrugë të hapura, nuk kanë sinjal telefonik tokësor apo mobil, nuk kanë sinjal televiziv dhe për të mbërritur deri në Shkodër u duhet të paktën gjysmë dite rrugë në këmbë. Ato nuk ngurrojnë të pohojnë se gjendja e tyre çdo vit e më shumë vështirësohet, sepse askush nuk mban përgjegjësi direkte për mbijetesën e këtyre familjeve. Çështja më madhore është ushqimi.

Shteti nuk siguron më këtë lloj furnizimi duke ua bërë të qartë familjeve se ato vetë duhet të sigurojnë bazën ushqimore. Por një zgjidhje e tillë për banorët e varfër të zonave malore është e pazbatueshme. “Sipas kësaj logjike i bie që ne të blejmë misër e grurë që në tetor dhe sasia të jetë për të gjithë dimrin. Po ku t’i marrim ne lekët për të blerë gjithë këtë sasi ushqimore? Ne jetojmë në varfëri të plotë dhe nuk mund të kemi mundësinë e blerjeve në sasi të mëdha. Institucionet shtetërore duhet të bëjnë një studim për këtë dhe të kuptojnë drejt realitetin tonë. Nuk duhet të na lënë të vdesim urie”, pohon Marku Kodra, një banor i Shalës, transmeton News24.

Tashmë në shumicën e zonave bora ka kaluar një metër trashësi dhe situata mund të vështirësohet akoma më shumë pasi vazhdon të bjerë borë. Më problematike janë komunat Shalë dhe Shosh, ndërkohë që zona e Kelmendit e ka gjetur zgjidhjen duke kaluar në Mal të Zi me anë të pikës kufitare të Bashkimit në Vermosh. Aktualisht e vetmja mundësi për të takuar banorët e Dukagjinit është helikopteri. Mali i Shoshit dhe Qafa e Thores, janë dy akset që lidhin zonën e Dukagjinit me Shkodrën.

Drejtues të komunës Shale dhe Shllak shpresojnë vetëm në ndërhyrjen e shtabit të emergjencave civile, që ky i fundit të mundësojë dërgimin e ushqimeve dhe medikamenteve jetësore. 

Senatit amerikan konfirmoi të martën mbrëma emërimin e senatorit John Kerry në postin e Sekretarit të Shtetit, pak orë pasi kandidatura e tij ishte miratuar nga komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Zoti Kerri, 67 vjeç, është veteran i luftës së Vietnamit; senator i shtetit Masachustes që prej vitit 1985, kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, dhe ish-kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2004. Presidenti Barak Obama emëroi zotin Kerry  muajin e kaluar  për të zëvendësuar Hillary Clintonin në krye të Departamentit të Shtetit.
 
Në seancën dëgjimore për konfirmimin e tij javën e kaluar, zoti Kerry tha se Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin rregull në politikat fiskale për të vazhduar të mbeten udhëheqës në botë. Ai tha se më shumë se kurrë, politika e jashtme është politikë ekonomike

Lajme të ngjashme

Back to top button