Kia Pro Cee’d GT

Kia kohë më parë ka botuar detaje të reja rreth versionit sportiv GT të modeleve Pro_Cee’d dhe Cee’d, ndërsa në ndërkohë janë paraqitur edhe fotot e para zyrtare të modelit Pro_Cee’d GT. Versioni GT do të jetë në dispozicion te modeli me tre dyer Kia Pro_Cee’d, por edhe tek Cee’d Hatchback me 5 dyer.

Që të dyja këto model do të kenë motorin 1.6 litërsh turbo-benzinë GDI me 204 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 265 Nm, ndërsa vjen në kombinim me transmisionin manual me 6 shpejtësi. Shpejtësia maksimale është 225 km/h, derisa përshpejtimi nga 0 në 100 km/h, arrihet për 7.9 sekonda.

Harxhimi mesatar i karburantit sipas të dhënave të fabrikës, është 6,6 l/100 km, ndërsa emetimi i gazrave CO2 është 156 gram për km. Premiera e këtij modeli do të mbahet në muajin mars në panairin e veturave në Gjenevë.

Lajme të ngjashme

Back to top button