Sistemi zgjedhor mbetet burim i krizës në Maqedoninë e Veriut

Me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor nga shkurti i vitit 2020 janë bërë disa përmirësime para se gjithash në regjistrimin e votuesve, në procedurat për votim dhe në zgjerimin dhe precizimin e kompetencave të Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) dhe të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), për kontrollim të financave

Por, modeli zgjedhor mbetet me gjashtë njësi zgjedhore dhe me mbledhje proporcionale të rezultateve, duke i favorizuar vetëm partitë e mëdha, që e zvogëlon participimin e qytetarëve dhe në mënyrë ciklike shkakton kriza politike.

Kjo është gjetja kryesore e hulumtimit të Fondacioni “Metamorfozis” të cilin e ka bërë gjatë muajit maj të vitit 2020, në kuadër të projektit rajonal i cili e percepton shkallën e zhvillimit të vendit në lidhje me pesë fushat kyçe për hyrje në BE – sistemi zgjedhor, administrata, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjyqësorit dhe gjendjet në sektorin mediatik.

“Pjesa më e madhe e rekomandimeve të ekspertëve tanë nga hulumtimi i vitit të kaluar mbeten në fuqi, veçmas për ndryshimin e modelit zgjedhor, për përgatitje të Kodit Zgjedhor tërësisht të ri, për përmirësim të Listës Zgjedhore, për shkyçjen ose modelimin e sistemit të financimit nga buxheti të fushatave zgjedhore në media dhe të tjera”, thuhet në hulumtim.

Gjithashtu thuhet se plotësisht, organizimi i zgjedhjeve në kushte të pandemisë, të ashtuquajtur epidemia me virusin korona, kërkon qasje shumë më serioze me detale të menduara mirë, që të shmanget rreziku i votuesve dhe pjesëmarrësve tjerë në procesin zgjedhor.

Hulumtimi është përgatitur në pajtueshmëri me të dhënat e qasshme deri në fund të majit të vitit 2020. Hulumtimi është zbatuar në kuadër të projektit rajonal “Ballkani Perëndimor dhe procesi i hyrjes në BE: Zbatimi i politikave dhe kritereve”, që e udhëheqë Qendra për Transicion Demokratik nga Podgorica, Mali i Zi. Projekti është i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Norvegjisë në Beograd dhe nga Fondi Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button