fbpx

Makinistët ndërpresin grevën në komunikacionin hekurudhor

Komunikacioni i brendshëm hekurudhor sërish është normalizuar pasi që mbrëmë është arritur pajtueshmëri në negociatat midis Sindikatës së pavarur të makinistëve dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Kryetari i Sindikatës së pavarur të makinistëve Latko Jovanovski deklaroi se është arritur pajtueshmëri parimore për të gjitha kërkesat.

Mes të tjerash është dakorduar pagesë e rregullt e pagave dhe marrje e rregullt e kartonave të kaltërt.

Makinistët hynë në grevë të hënën pasdite për çfarë arsye komunikacioni hekurudhor ishte në ndërprerje gjatë dy ditëve të kaluara.

Lajme të ngjashme

Back to top button