“CIVILIZIMI I FRIKËS”

“Përderisa ju veten e shpallni engjëll, ndërsa mua më cilësoni si djall, s’mund të bisedojmë, s’mund të kuptohemi dhe askush nga ne nuk mund ta njohë vetveten”.

Ligjërata e Xhevat Karahasanit, ndërtuesit të pazëvendësueshëm të urave mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Islamit dhe Krishterimit, njeriu që i jep një ngjyrë të veçantë klimën intelektuale të Europës, që mendon funksionimin e bashkësisë njerëzore në kushte jonjerëzore, që si yll drejtues e ka Goethe-n e madh, arrin deri te sintagma e sundimit të frikës, që sot asoscon regjimin  e distancës sociale në kohë të pandemisë Covid-19.

  • Shteti modern: “Dy fanatikë antikomunistë Margareth Thatcher dhe Ronald Reagan e realizuan profecinë për vdekjen e komunizmit: privatizuan gjithçka, shëndetësinë, shkollimin, komunikimin dhe sigurinë, ujin dhe energjetikën. Në këtë mënyrë vdiq shteti i bazuar në marrëveshjen shoqërore, që lindi në racionalziëm, dhe u formua shteti feudal me disa forma të shtetit modern. Ky është shteti instrument përmes të cilit feudalistët (koncernët e mëdhenj) i realizojnë dhe mbrojnë interesat e tyre; ai nuk mund të merret me ekonomi si prodhimi i të mirave të përbashkëta, sepse të tillat tanimë s’ekzistojnë. Dhe përderisa nuk mund të merret me punën e vet, shteti, si një i çmendur ka nisur të merret me shëndetësinë, jetën dashurore, me qëndrimin tim ndaj jetës. Ndërkohë i përdor teknikat e ‘fashizmit kapilar’, duke zbuluar vazhdimisht bashkësi skajore, që janë të pasiguruara, dhe tenton t’i hedhë në “shumicën e drejtë”, si plaçkë që mund të terrorizohet dhe ndaj të cilës mund të tregojë rregullsinë e vet.” Karahasan më tej tregon në mënyrë konkrete se kush janë bashkësia skajore: duhanpirësit, myslimanët, trashaluqët, flokëkuqtë, të cilët pa pardon “pastrohen” apo lustrohen, bashkë me të gjithë ata që mendojnë, jetojnë, ndjejnë dhe sillen ndryshe.
  • Teknologjia: Në kohën e rinisë sime zvhvillohej debati mes modernistëve dhe tradicionalistëve-realistëve në letërsi. Një kolegë më thoshte se nuk mund të shkruajmë siç kanë shkruar njerëzit në shek. XVIII, se për të arritur në një vend dikur janë dashur dy ditë, kurse sot aty mbërrijmë për gjysëm ore me avion. Dhë një mik që kisha afër ia ktheu: “Po, por edhe atëherë edhe sot gruaja e mbart fëmijën në bark nëntë muaj.” Meqë jetojmë në epokën e diktaturës teknike dhe teknologjike ne me gjithë mend besojmë se bota qenësisht ndryshon meqë çdo të tretën ditë në treg nxirret nga një model i ri i telefonit. “Ju betohem se sot sikurse para 35 viteve, siç ka qenë edhe për rahmetli gjyshin tim, shumë më e rëndësishme është që të më respektojnë shokët, të më dojë bashkëshortja, se sa të prodhoj apo të posedoj një telefon të ri. Jeta jonë rrejshëm zhvillohet në teknologji, kurse realisht zhvillohet në ne, brenda nesh. Teknika na robëron dhe na zbraz. Aftësitë tona i përcjell te makinat dhe prej nesh bën robër të thjeshtë të atyre makinave. Mos harroni se çdo grek antik apo helen e ka pasë ditur përmendësh “Iliadën” dhe “Odisenë”. Platoni nuk ka dashur që të shkruajë sepse mendonte se do t’i humbet shkathtësia e të mbajturit mend. Vetëm e mbajtura mend është pjesë e jotja. Nuk është e jotja ajop që ke regjistruar; atë e shënon dhe e harron. Mos harroni se në botën klasike islame fëmija 15 vjeç e ka ditur Kur’anin përmendësh, ndërsa ju sot nuk e dini as adresën tuaj. Edhe atë e keni të regjistruar në celular. “Ju sot nuk mbani mend asgjë. Ne besojmë se libri është vetëm tekst, ndërsa ai është shumë më tepër, është vepër.  Është edhe aromë, peshë në dorë, ngjyrë. Ne jemi shpërgulur tërësisht në makina. Kemi mbetur lëvozhgë e zbrazët që shërben disa vegla teknike. Dhe në fund fare janë shpikur të ashtuqujturat media sociale që botën e kanë shndërruar në një pijetore katundi në të cilën çdo budalla mund t’i mëshojë me grusht tavolinës dhe me dokrrat e veta t’iu pengojë njerëzve që të bisedojnë. Falë këtij ndryshimi (bota bërë pijetore katundi) sot jetojmë në një qytet ku çdo dhjetë ditë organizohet nga një furtunë në gotën e ujit që për asgjë nuk vendos, që nuk ndryshon asgjë, në të cilën nuk ka kurrfarë ngjarjesh. Por aty ka shumë oshëtimë, zhurmë, marrëzi, dokrra, fjalë të pahijshme, pështymje. Këtyre gjërave nuk iu ka shpëtuar as fakulteti, as redaksitë e gazetave. Nga kjo zhurmë nuk mund të fsheheni, ndërsa trupëroheni nga të dëgjuarit, sepse e dini së në llafet e kafenesë s’ka as mendim e as kuptim. (interview.ba)

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button