Mali i Zi regjistroi një rast të ri me COVID-19

Në Mal të Zi është raportuar një rast i ri i konfirmuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi tha se gjatë fundjavës janë kryer gjithsej 128 teste të dyshuara për COVID-19, njëra prej të cilave ka rezultuar pozitiv.

“Në analizat e sotme, një prej mostrave ishte pozitive. Bëhet fjalë për një rast të importuar që javën e kaluar qëndroi në Bosnjë e Hercegovinë dhe i cili për arsye parandaluese dhe të vetë-insistimit ka qëndruar në izolim dhe momentalisht ende po qëndron”, njoftoi instituti.

Siç thuhet, hulumtimi epidemiologjik po vazhdon dhe të dhënat fillestare tregojnë se numri i kontakteve është minimal.

Më 2 qershor, Trupi Koordinues për Sëmundjet Infektive shpalli fundin e epidemisë COVID-19. Vendimi për të shpallur fundin u mor pasi në Mal të Zi për 28 ditë me radhë nuk pati raste të reja të virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button