Gazetarja Maria Ressa u shpallë fajtore për shpifje

Gazetarja filipinase, Maria Ressa, shefja ekzekutive e një faqeje që kritikon presidentin, Rodrigo Duterte, është dënuar për shpifje, në një rast që është konsideruar test për liritë e mediave në këtë shtet.

Një gjykatë në Manila ka shpallur fajtore Ressan dhe ish-gazetarin tjetër, Reynaldo Santos Jr, duke mundësuar dënim me deri gjashtë vjet burgim, shkruan REL.

“Ne do të ngritemi kundër secilit sulm kundër lirisë së mediave”, ka thënë Ressa pas vendimit, duke u zotuar se do ta vazhdojë luftën.

Dy të dënuarit janë liruar me kusht, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit.

Grupet për liri të shprehjes e kanë përshkruar këtë rast si të motivuar politikisht, me qëllim të heshtjes së kritikëve qeveritarë.

Ky rast lidhet me një artikull të publikuar më 2012, në faqen e saj në internet, Rappler.

Në këtë artikull, që është përditësuar më 2014, është cituar një raport i inteligjencës, që lidh një biznismen, me vrasje dhe trafikim të njerëzve dhe drogës.

Artikulli është publikuar para miratimit të një ligji për shpifje në internet, mirëpo prokurorët kanë argumentuar se ndryshimet e bëra më vonë nënkuptojnë se Ressa mund të dënohet.

Faqja Rappler është përballur me kritika të mëdha, rreth luftës së Dutertes me drogën.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se taktikat drakonike të qeverisë, kanë rezultuar me më shumë se 10,000 persona të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button