Spasovski: Data e zgjedhjeve është temë e kryer për Qeverinë

Kryeministri Oliver Spasovski në profilin në Fejsbuk ka publikuar një pjesë të intervistës që duhet të del në numrin e ri në “Fokus”, ku thekson se data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është temë e kryer për Qeverinë, transmeton Portalb.mk.

“Data e zgjedhjeve është temë e kryer për Qeverinë. Është e paarsyeshme që shtetin ta lëmë pa Parlament, me Qeveri kalimtare dhe opozitë destruktive e cila shikon të përfitojë ndonjë pikë politike në llogari të krizës dhe rreziqeve ndaj të cilave ekzpozohen qytetarët”, ka shkruar mes tjerash Spasovski në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski në konferencën e djeshme për media ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në datat e propozuara nga LSDM 5 dhe 8 korrik dhe ka kërkuar që ato të mbahen në mes të korrikut. Ai po ashtu, i bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovski që ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme, duke theksuar se partia ka dy kushte për të marrë pjesë në zgjedhje – përgatitjen e protokolleve për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike gjithëpërfshirëse.

Zaev dhe Mickoski, kanë realizuar një takim të premtën në presidencë me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski, i cili rezultoi pa marrëveshje që përcakton datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button