Xhaferi: Partitë le të arrijnë konsensus dhe do ta përmbush detyrimin tim kushtetues

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka porositur liderët e partive politike të arrijnë konsensus për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa më pas ai do ta përmbush detyrimin e tij kushtetues që të shpallë zgjedhjet, transmeton Portalb.mk.

Xhaferi në deklaratën për “360 shkallë”, në fakt i është përgjigjur kryetarit të KSHZ-së, Oliver Derkovski i cili ka thënë se nuk planifikon caktim të seancës së KSHZ-së për shkak faktit se sipas tij, “që të vazhdojë i tërë procesi zgjedhor, duhet së pari kryetari i Kuvendit të sjell vendim për datë të re për zgjedhje”.

“Dihet përmes Kushtetutës se kush shpall zgjedhje. Unë si kryetar i Kuvendit i kam shpallur zgjedhjet më 12 prill, kur më informuan se ka konsensus. Le të arrijnë konsensus dhe do ta përmbush detyrimin tim kushtetues”, ka thënë Xhaferi.

Derkoski dje deklaoroi se vlerëson se nuk ka arsye për caktimin e seancës së KSHZ-së për shkak faktit, që sipas tij, të vazhdojë i gjithë procesi zgjedhor duhet që fillimisht kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të sjellë vendim me datë të re për zgjedhje. Ai deklaroi për MIA-n se nuk planifikon të dakordojë seancë  derisa nuk merr vendim nga kryetari i Kuvendit.

Që KSHZ të punojë me legjitimitet dhe në mënyrë të ligjshme, theksoi i duhet vendim nga kryetari i Kuvendit i cili është shtylla e parë në Kodin zgjedhor se si organizohen zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button