Ahmeti uron John Kerry-n për postin e Sekretarit të SHBA-ve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti menjëherë pas rikonfirmimit të senatorit amerikan John Kerry për sekretar amerikan të shtetit, ka dërguar një mesazh urimi në adresë të ambasadorit amerikan në Shkup, Pol Volers dhe sekretarit të ri Kerry.

“Emërimin dhe zgjedhjen tuaj e ndoqa me shumë vëmendje dhe aprovimi unanim i nominimit tuaj nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit bashkë me miratimin me shumicë absolute të votave në Senat simbolizon përkrahjen e merituar gjithëpërfshirëse. Ju vini në detyrë në një kohë me shumë sfida për mbarë botën, por përveq mirënjohjes sonë të thellë për kontributin e madh Amerikan në paqën dhe stabilitetin në rajon, ne si shqiptar, si popull mik i popullit Amerikan, Maqedonia si shtet aspirant për integrim euroatlantik dhe Ballkani Perëndimor si rajon i rëndësishëm, mirëpresim angazhimin tuaj për ta përfunduar me sukses tregimin për Maqedoninë dhe rajonin, të integruar plotësisht në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, thuhet në telegram.

Sipas tij, për ta përfunduar rrugën e nisur bashkë në ndërtimin e paqës, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë në rajon, vendi ka nevojë për përkrahjen tuaj, në veçanti në zgjidhjen e çështjes së emrit që na mban larg NATO-së dhe BE-së.

“Emërimi juaj gjithashtu vjen në 100 vjetorin e zgjedhjes së Presidentit Wilson, i cili nisi miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndaloi padrejtësitë ndaj shqiptarëve, andaj dhe ne jemi të bindur që puna juaj do të vijojë në të njëjtën frymë sepse ne ndajmë vizionin e njejtë me ju për të ardhmen e vendit dhe të rajonit”, theksohet në mesazhin e Ahmetit

Lajme të ngjashme

Back to top button