Një person humbi jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur në tërmetin në lindje të Turqisë

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 5.7 që goditi provincën lindore Bingol të Turqisë, një person ka humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ndodhi pasditen e sotme në orën 5:24 në krahinën Karliova.

Autoritetet e provincës Bingol njoftuan se në fshatin Kaynarpinar, dy kullat e vëzhgimit që i përkisnin stacionit policor u rrëzuan dhe u plagosën tre roje të fshatit.

Guvernatorati i Bingolit njoftoi se gjithsej shtatë persona, duke përfshirë një roje të fshatit, u shpëtuan nga rrënojat përderisa përpjekjet janë duke vazhduar për të shpëtuar tre persona të tjerë, përfshirë një roje të fshatit.

Më vonë u konfirmua nga autoritetet se roja i fshatit që ishte bllokuar nën rrënoja në Kaynarpinar humbi jetën.

Ndërkohë, zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ministri i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu dhe ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum , mbërritën në provincën e goditur nga tërmeti për mbikëqyrje të përpjekjeve të ndihmës.

Oktay tha se 18 persona janë plagosur nga dridhjet, por shtoi se askush prej tyre nuk është në gjendje kritike shëndetësore.

Tërmeti dëmtoi pjesërisht 10 shtëpi në fshatrat Elmali dhe Dinarbey të krahinës Yedisu.

Sipas agjencisë së katastrofës, të paktën 33 dridhje të tjera janë regjistruar pas tërmetit.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në rajon janë dërguar 26 automjete dhe një personel shëndetësor i përbërë prej 109 personave, si dhe dy avionë ushtarak janë në gatishmëri nëse ka nevojë për ndihmë të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button