Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka filluar prej sot fushatën zgjedhore

Nën moton “Tash është koha” koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka filluar prej sot fushatën e zgjedhjeve parlamentare, njofton Portalb.mk.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se prej sot, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, fillon me fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me moton “Tash është koha”. Ka ardhur koha që edhe tek shqiptarët të vijë demokracia”, thuhet në komunikatën e këtij koalicioni.

Kujtojmë se, partitë politike nuk arritur akoma konsensus për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka propozuar që zgjedhjet të mbahen më 5 ose 8 korrik. Por, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski në konferencën e sotme për media ka kundërshtuar këtë propozim dhe ka kërkuar që ato të mbahen në mes të korrikut.

Zaev dhe Mickoski, kanë realizuar një takim të premtën në presidencë me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski, i cili rezultoi pa marrëveshje që përcakton datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button