Derkoski: Nuk planifikoj të konvokoj seancë të KSHZ-së pa vendimin për datë të re për zgjedhje nga kryetari i Kuvendit

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski vlerëson se nuk ka arsye për caktimin e seancës së KSHZ-së për shkak faktit, që sipas tij, të vazhdojë i gjithë procesi zgjedhor duhet që fillimisht kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të sjellë vendim me datë të re për zgjedhje.

Ai deklaroi për MIA-n se nuk planifikon të dakordojë seancë  derisa nuk merr vendim nga kryetari i Kuvendit.

“Pa e marrë këtë vendim nuk shoh arsye për seancë. Kjo është sipas Kodit zgjedhor. Prej sot jemi në gjendje të rregullt në shtet dhe vlen Kodi zgjedhor dhe jo dekretet të cilat i solli Qeveria gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Katër anëtarët e KSHZ-së nga LSDM-ja dhe BESA para dy orësh më lëshuan kërkesë për caktimin e seancës. Në pajtim me rregulloren kanë të drejtë të kërkojnë, megjithatë në kërkesë thirren në dekretet, ndërsa sipas meje dhe sipas shumicës në shtet edhe opinionit të ekspertëve por edhe opinionit tjetër dhe Gjykatës Kushtetuese dekretet vlejnë vetëm derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme. Nuk kam afat për përgjigje, por do t’u përgjigjem nëse do të caktoj ose jo seancë. Do ta lë që vetë të vendosin si do të veprojnë, unë nuk do të marr pjesë në veprime të paligjshme”, deklaroi Derkoski.

Që KSHZ të punojë me legjitimitet dhe në mënyrë të ligjshme, theksoi i duhet vendim nga kryetari i Kuvendit i cili është shtylla e parë në Kodin zgjedhor se si organizohen zgjedhjet.

Anëtari i KSHZ-së Boris Kondarko për MIA-n konfirmoi se kanë dorëzuar kërkesë për mbajtjen e seancës së KSHZ-së dhe theksoi se qëndrimi i kryetarit të KSHZ-së Derkoski është interpretim i tij personal për ligjin.

“Ne në KSHZ nuk jemi Gjykatë Kushtetuese dhe na duhet që ta zbatojmë ligjin dhe jo të gjykojmë nëse diçka vlen ose nuk vlen. Kjo nuk është punë e jona. Ky është qëndrim personal i Derkoskit”, tha Kondarko.

I pyetur nëse mund të mbajnë seancë pa kryetarin Derkoski, Kondarko theksoi se sipas rregullore nuk munden. pasi që vetëm kryetari konvokon dhe e drejton seancën.

Tani për tani nuk ka përgjigje nga kryetari i Kuvendit, Xhaferi nëse do të nënshkruajë vendim të ri për zgjedhjet. Ai akoma nuk është prononcuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button