Deskoska: Dekretet me fuqi ligjore mund të rregullojnë edhe veprime pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Dekretet me fuqi ligjore mund të rregullojnë edhe veprime të cilat do të ndërmerreshin në afate pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, gjegjësisht të rregullojnë masa të cilat do të kenë veprim juridik edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa kjo vlen edhe për mandatin e KSHZ-së, tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, transmeton Portalb.mk.

“Gjykata Kushtetuese u prononcua për kohëzgjatjen e dekreteve me fuqi ligjore. Duke vendosur ta hedhë poshtë nismën për Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për marrëdhëniet e punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Gjykata Kushtetuese në mënyrë të arsyeshme pranoi se nuk është jokushtetuese dekretet me fuqi ligjore të mund të rregullojnë dhe veprime të cilat do të ndërmerreshin edhe në afate edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, gjegjësisht të rregullojnë masa të cilat do të kenë veprim ligjor edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, shkroi në profilin e saj në Facebook Deskoska lidhur me pyetjet e shpeshta për kohëzgjatjen e dekreteve.

Ky qëndrim i Gjykatës Kushtetuese, shton ajo është mjaft i rëndësishëm për shumicën e masave të cilat janë ndërmarrë për ballafaqimin, veçanërisht me pasojat ekonomike nga pandemia me Kovid – 19, pasi është e qartë se është e domosdoshme ato të kenë veprim ligjor edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme e deri në konvokimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili mundet këto çështje t’i rregullojë me akte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button