Është rritur numri i personave të rajonit të Tetovës që duan të testohen për Kovid-19, por të infektuarit i fshehin kontaktet

Me 45 personat e djeshëm të infektuar nga KOVID-19, Tetova dhe komunat përreth u ngjitën në krye të listës në vend, për numrin e të infektuarve. Të premten ishin 18 të infektuar rishtas, të shtunën ai numër u rrit në 45, ndërsa sot janë 32. Rastet e sotme të infektuar me KOVID-19, si dhe shumica e të infektuarve në të kaluarën, janë për shkak të kontaktit me persona të infektuar dhe mosrespektimit të masave shëndetësore, por shpesh për shkak të fshehjes së kontakteve dhe simptomave nga të infektuarit, thonë nga Qendra për shëndet publik në Tetovë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Të premten u regjistruan dy klasterë të rinj, një në Tetovë dhe një në Komunën e Jegunovcës, ndërsa 45 personat e regjistruar të shtunën janë nga klasterët tashmë të njohura. Nga Qendra për shëndet publik në Tetovë thonë se shumica e të infektuarve janë njerëz të moshës 20 deri në 30 vjeç, ndërsa numri i i madh është gjithashtu personave të moshës 30 deri në 40.

Këto ditë, duhet të përfundojë kontrollimi i urgjencës i popullatës në Rajonin e Tetovës. Aktivitetet janë duke u përshpejtuar, ndërsa Qendra për shëndet publik thotë se në popullatë nuk ka rezistencë ndaj testimeve.

“Jo vetëm që nuk ka rezistencë nga popullata ndaj testimit, por numri i njerëzve që duan të testojnë vullnetarisht është rritur shumë. Ne nuk mund t’i testojmë të gjitha palët e interesuara. Edhe pse sot është e diel, disa ekipe nga Qendra për shëndet publik nga Tetova janë në terren për ta përfunduar sa më shpejt këtë punë”, tha Dr. Zorica Zafiroska, specializante në Sëmundje Infektive në Qendrën për shëndet publik në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button