Tetovë,radikalizohen protestat e punëtorëve të NPK

Të punësuarit e gjitha sektorëve të Ndërmarrjes Publike Tetovë që janë afërsisht 300 filluan sot grevën e përgjithshme me bllokim të Drejtorisë së ndërmarrjes. Pakënaqësia e punëtorëve dia-ditës rritet ndërsa Komuna nuk ndan para për rogat e tyre të cilat nuk i kanë marrë katër muaj me radhë e as kontributet nga muaji gusht i vitit të kaluar.

Grevistët thonë se deri sa ti marrin të njëjtat ata nuk e kanë në plan të  kthehen në punë ndërsa dhe paralajmërojë se greva e tyre do të radikalizohet duke protestuar edhe para Komunës së Tetovës. 

“Nuk e kemi në plan që ta ndërpresim grevën deri sa ti marrim të gjitha rrogat që na ka ngelur borxh ndërmarrja. Nuk do të pastrojmë kontejnerët dhe nuk do të sanojmë defektet eventuale në rrjetin e ujësjellësit ” tha Servet Alili, i punësuar në këtë ndërmarrje.

Protesta do të ketë çdo ditë nga ora 8 deri në 12 duke e bllokuar hyrjen e drejtorisë së ndërmarrjes.

 “Greva jonë ka vetëm një qëllim dhe ajo është marrja e rrogave që i kemi punuar dhe kjo grevë do të vazhdojë deri në plotësimin e qëllimeve tona”tha Arbër Sinani.

Drejtori i Ndërmarrjes  publike komunale, Ajet Murati për PortAlb tha se është duke i shikuar të gjitha mundësitë që punëtorët  e NP ujësjellësi  dhe kanalizimet  të marrin rrogat e tyre dhe sipas tij  brenda kësaj jave të gjithë punëtorët  do ti marrin rrogat. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button