Belgjikë, ka shkuar në mbi 60 mijë numri i rasteve me COVID-19

Me 111 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë rritet në 60.029 numri i rasteve ndërsa me 5 vdekje të reja arrin në 9.655 numri i viktimave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Sciensano, institucioni kërkimor për shëndetin publik në Belgjikë në 24 orët e fundit janë shtruar në spital 20 persona me COVID-19 ndërsa janë shëruar 42 persona.

Më tej thuhet se është zvogëluar me 6 numri i personave në njësinë e kujdesit intensiv duke rënë në 82.

Që nga fillimi i pandemisë në Bruksel nga COVID-19 kanë humbur jetën 9.655 persona, prej të cilëve 49 për qind e tyre kanë vdekur në spitale dhe 50 për qind në azile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button