RMV, numri i të infektuarve me Covid-19 tejkaloi shifrën 4000, sot janë regjistruar edhe 9 viktima dhe 162 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 162 raste të reja me virusin korona nga 778 testime sa janë realizuar, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë ndërruar jetë 9 pacientë të infektuar me virusin korona, prej të cilëve tre pacientë nga Shkupi, dy nga Tetova, një nga Struga një nga Prilepi, një Velesi dhe një nga Gostivari.

Po ashtu, kjo ministri ka raportuar edhe 5 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Shkup – 2

Prilep – 2

Tetovë – 1

Personat e infektuar në 24 orët e fundit:

Shkup – 92

Tetovë – 32

Resnjë – 14

Dibër – 5

Ohër – 4

Kumanovë – 3

Strugë – 3

Prilep – 2

Gostivar – 2

Gjevgjeli – 1

Strumicë – 1

Kriva Palankë – 1

Kriva Pallankë – 1

Shtip – 1

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 nga fillimi i pandemisë ka arritur në 4057, numri i personave të shëruar është 1710, ndërsa i personave që kanë ndërruar jetë është 188. Momentalisht në vend ka 2159 raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë bërë 778 testime, ndërkaq që nga fillimi i epidemisë 43.040 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button