Eco Guerilla ka dënuar sulmin ndaj aktivistit të Lëvizjes Anti Bixhoz

Lëvizja Eco Guerilla ka dënuar sulmin fizik ndaj aktivistit qytetar dhe pjesëtarit të Lëvizjes Anti Bixhoz që ka ndodhur më 12 Qershor 2020 në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Nga kjo lëvijze kanë thënë se, kazinotë dhe objektet tjera të lojërave të fatit janë ndotje morale dhe etike e ambientit ku jetojmë dhe se mosangazhimi i autoriteteve për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi për të cilin qytetarët e Tetovës kanë protestuar disa herë me radhë, sipas tyre, ka krijuar një ambient të rehatshëm që të ndodhin sulme të këtilla ndaj aktivistëve.

“I bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të përndjekë dhunuesin sipas ligjit dhe i njëjti të marrë dënimin e merituar për dëmet që i ka shkaktuar pjesëtarit të Lëvizjes Anti Bixhoz. Me që kjo qeveri u tregua tolerante ndaj mafias së larjes së parave përmes kazinove, qeveria e re duhet të ndërmarrë hapa konkretë dhe të rëndësishëm për t’i hequr sa më larg vendbanimeve objektet e lojërave të fatit, pa taktizime si deri tani. Besojmë që qytetaria e treguar në protesta kundër kësaj dukurie nuk duhet të provokohet për t’u shndërruar në një model të protestave të dhunshme, si në Amerikë. Sikur mos ju mjaftonte që i provokuat qytetarët me rastin Jugohrom, e që tani të vazhdoni me kazinot. Durimit i vjen fundi!”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Eco Guerilla.

Lëvizja “Anti Bixhoz” të shtunën në një konferencë për media, njoftoi se një nga aktivistët e tyre është sulmuar fizikisht gjatë ditës së premte. Sipas tyre, sulmin e ka kryer një punonjës i një kazinosë në Tetovë dhe arsyeja për këtë është “beteja për mbylljen e kazinove”.

Nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë thonë se kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e rastit.

LEXO: Aleanca për Shqiptarët reagoi ndaj sulmit të anëtarit të Lëvizjes “Anti Bixhoz”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button