Nimetz vendos në një tavolinë Jolevskin dhe Vasilakis

Sot ndërmjetësi për çështjen e emrit, Matthew Nimetz do të ulet në  tavolinë të përbashkët për herë të dytë në dy muajt e fundit me negociatorin maqedonas Zoran Jolevski dhe atë grek Ademantios Vasilakis.

Pasi që dje Nimetz takoi veç e veç dy negociatorët, më pas ata janë konsultuar me qeveritë e tyre dhe pritet që sot në takimin trelateral të bisedohet çfarë kanë të thonë Athina e Shkupi.

Madje, sipas portalit MakBorba, çështja tani më është zgjidhur dhe pritet që në këtë takim të bisedohet vetëm për detajet teknike rreth marrëveshjes Maqedoni- Greqi.

Siç merr vesh portali, emri i ri do të jetë (ruhet radhitja e fjalëve): Republika e Maqedonisë së Vardarit ose Republika Veriore e Maqedonisë. Greqia ka kërkuar nga Gruevski që ta zgjedhë njërin nga këto dy emra edhe atë, me atë radhitje të fjalëve, gjë që qeveria e ka pranuar.

Raundi i ri i bisedimeve mes diplomatit amerikan dhe përfaqësuesve grek dhe maqedonas vjen vetëm dy javë pas vizitës së Nimetz në Athinë dhe Shkup, gjatë të cilës siç bëri të ditur ai, shpalosi ide të reja për kapërcimin e problemit të emrit.  

Dy qeveritë, greke dhe maqedonase nuk shpalosin asnjë detal në lidhje me këto bisedime. Nëse zyrtarisht ka rezultate pozitive për çështjen e emrit, është shumë reale që vendi në qershor t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button