Deputetja e PDSH-së e quan teatër punën e Komisionit për kulturë

Deputetja e PDSH-së, Merale Ferati e ka quajtur teatër punën e sotme të Komisionit për kulturë, që diskutonte për Propozim-strategjinë nacionale për zhvillimin e kulturës për periudhën 2013-2017. 
Pas pranimit të amendamenteve të BDI-së nga ana e ministreshës për kulturë, Elizabeta Kançevska – Milevska, deputetja e PDSH-së, Merale Ferati, tha: 

“Ju po lozni teatër. Në një shtet ku sundon brutalitetit, të flasës për strategji për kulturë, më duket paradoksale. Qëkur u miratua buxheti, na janë të qarta gjërat që degjenerojnë pjesëmarrjen shqiptare. Të mos lozim teatër, se dikush po propozon amendamente, e dikush po i pranon zemërgjerësisht. Të mos shtiremi se gjithçka është rozë, se po lulëzon dhe se në Maqedoni po sundon demokracia”.

Në përgjigjen e saj, ministresha theksoi se drafti nuk përmban projekte dhe mjete, por se bëhet fjalë për plan aksional i cili duhet t’i detektojë dobësitë në sferën e kulturës dhe ta nxisë zhvillimin e tyre.

Sipas Feratit, me këto strategji plotësisht anashkalohet zhvillimi i kulturës shqiptare, në llogari të asaj maqedonase. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button