fbpx

RMV, Qeveria do të subvencionojë nxënësit, brucoshët dhe të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura nën rrogën mesatare

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të subvencionojë me 3 mijë denarë nxënësit e shkollave që janë në moshën deri 16 vjet, dhe i takojnë familjeve që kanë të ardhura më të vogla se rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. Këta të ardhura duhet të shfrytëzohen për blerjen e materialeve shkollore.

“Të gjithë nxënësit më të rritur se 16 vjet dhe që janë anëtarë të familjeve në të cilën të ardhurat mesatare mujore në të gjitha bazat për vitin 2019 nuk janë më të larta se paga mesatare neto për muajin mars 2020 do të marrin vauçer të njëhershëm prej 3.000 denarë për blerjen e paisjeve shkollore (fletore, fleta për ngjyrosje, bllok për vizatim), paisje për shkrim, paisje për ngjyrosje, ngjyra, çanta për shkollë, goma, mprehës lapsi, stilolapska dhe lapsa, lapsa teknikë, kalkulator, argjile për modelin, vizore, trekëndësh, lektyra si dhe paisje sportive (atlete dhe veshmbathje sportive) për nevojat e mësimit për sport dhe aktivitete sportive”, sqaroi ministri i arsimit, Arbër Ademi.

Ai njoftoi se Qeveria vendosi që studentët e regjistruar në vitin e parë të ciklit të parë në universitet, do të marrin nga 6 mijë denarë për të mbuluar shpenzimet studentore.

“Studentët e rregullt të regjistruar për herë të parë në ciklin e parë të studimeve dhe anëtarë të familjeve tek të cilat të ardhurat mesatare mujore në të gjitha bazat për vitin 2019 nuk janë më të larta se paga mesatare neto për të punësuar për muajin mars të vitit 2020 do të marrin vauçer të njëhershëm prej 6.000 denarësh për të mbuluar participimin, akomodim në konviktet studentore ose për akomodim privat”, deklaroi Ademi.

Ademi njoftoi se të rinjtë deri në moshën 29 vjet, që së paku kanë arsim të mesëm, mund të shfrytëzojnë vauçer prej 30 mijë denarë për aftësim digjital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button