Qytezë nën malin e Lezhës që austro-hungarezët ndërtuan 100 vite më parë (VIDEO)

Në Pllanë të Lezhës kureshtja nuk mund të perceptojë se çfarë mund të fshihet në brendësi të malit që rrethon fshatin.

Aty kanë mbetur pjesëza të një vendbanimi që austro-hungarezët ngritën për ushtarët e tyre. Tunelet ku mbaheshin arsenalët e armëve dhe dhomat ku banonin ndodhen në brendësi të malit. Mbi to ishin ndërtuar mure të fortifikuara. Sot askush nuk kujtohet për mirëmbajtjen e tyre.

Për të mbërritur deri këtu ndërtuan edhe një rrugë, gjurmët e të cilës duken nën bimësinë.

Teksa mbërritëm në këtë vend kemi etje të mësojmë më shumë.

“Këtu kanë qenë të vendosura topat e ushtrisë austo-hungareze është vendosur dhe nën mburoja që ju siguronte atyre jo vetëm fushëpamje por dhe siguri më të madhe.”

“Ajo që më bën përshtypje është numri i madh i pozicioneve të zjarrit i kundërajrorëve. Që do të thotë që avionët armik e kishin vështirë të kalonin sipër. Se kemi 20 pozicione të topave kundër ajrore”, shprehet Dede Margjoni, Specialist i Monumenteve të Kulturës

Pushtetet nuk u kujdesën për këtë qytezë mbi 100 vjeçare. Është vështirë të gjej foto dhe dokumente. Banorët e njohin përmes përhapjes së fjalës nga brezi në brez. Nëse sheh majën e malit pakkush di që poshtë fshihet një histori që i duhet treguar brezave të sotëm.

“Të kësaj natyrë janë mbi 7 në segmentin Milot-Lezhë më o madhi është ky që banorët i thonë maja e Kunorës. Ju do ta shikoni sa investim i madh është bërë qoftë mbi tokë qoftë nën tokë dhe për infrastrukturën rrugore”, thotë Dede Margjoni.

Udhëtimit të grupit të Abc News për të vizituar këtë vendstrehim një shekullor ju bashkuan edhe disa kureshtarë që u ofruan vullnetarisht, të gjithë me dëshirën për ta parë dhe eksploruar. Gjatë rrugëtimit marrim dhe informacionet e para se me çfarë do ballafaqohemi.

“Tunelet dhe dhomat e ndërtuara nga ushtria austro- hungarezë ndodhen të gjitha poshtë këtij mali. Ne do të shkojmë ti zbulojmë një nga një ato”.

“Ka shumë dhoma? Ka nja 4-5. Janë të mëdhaja? Po të mëdhaja janë”, thotë një banori i zonës.

“Ky fortifikim pjesën më të madhe e kishte nga veriu që shihet fshati Prull, Lezhë dhe deri në Ulqin. Kjo ishte një dalje në rast rreziku një dalje sekrete. Shihen qartë si janë çarë shkëmbinjtë dhe është hapur një tunel i pabetonuar kuptohet. Për të dalë ushtarët nëse rrezikoheshin nga ndonjë sulm I papritur. Ne vazhdojmë të shohim është pak se vështirë sepse vegjetacioni ka shpërthyer dhe dalja është pak e ngushtë, por kur të hyjmë brenda do shohim një qytete siç e konsideron ti”, shprehet Margjoni

Në brendësi të qytezës të ndërtuar nga mjeshtrat austro-hungarezë temperaturat janë shumë të ulëta. Jemi rrethuar nga betoni dhe rruga është me shumë degëzime.

“Investimi ka qenë shumë i madh por se di qëllimin e saktë të ketij investimi të austo-hungarezëve. Duket se kishin ndërtuar një politikë për të qëndruar gjatë në Shqipëri. Gjithë segmenti Pllanë-Lezhë ishte I mbushur plot me fortifikime të kësaj natyre. Ata kontrollonin luginën e Matit dhe Fushën e Breg Matës. Qëllimi ishte mos lejonin asnjë lloj ushtrie kundërshtarë për të kapur Shkodrën”, thekson më tej Dede Margjoni.

Vijojmë rrugën. Nëse s’ke udhërrëfyes me vetë mund të humbësh. Në qytezë përballemi me një labirinthi që vetëm nëse e ke përshkuar disa herë mund të gjesh rrugën e  kthimit dhe të shohësh hyrjen kryesore.

 “Para është hyrja kryesore që ndoqëm në fillim kur hymë në tunel. Pa kuptuar jemi future në tunel pa kuptuar nga kalova”.

 “Këtu nuk kuptohet nga hyn e ku del”, thotë një banor.

Në këtë qytezë përhumb dhe mendërisht të duket se jeton në një epokë tjetër.

Armando më i riu i grupit banon shumë pranë këtij qytet-tunel. Ka dëgjuar shumë por nuk ka shkelur ndonjëherë këtu. Ai ju bashku grupit tonë dhe po memorizon gjithçka.

Armando Trashaj bashkëshoqërues i udhëtimit tonë thotë se ka ardhur vetëm për të memorizuar këto momente.

“Dola për të bërë foto dhe është një gjë e veçantë”, thotë ai.

U gëzuam shumë që ky i ri mendoi dhe për ABC News. Ai thote se pamjet do te ti dhuroje per Abcnews.

Tunelet përdoreshin për të mbajtur armatimet, mbi to ushtria astro-hungareze kishte ndërtuar një vendbanim. Po si kanë jetuar ushtarët?

“Këtu zhurmonte jeta, sepse e shohim nga kjo enë ku është prodhuar buka”, thotë Dede Margjoni. Aso kohe zona plot gurë i favorizonte që të ndërtonin me lehtësi.

“Ky mal ofronte dhe ushqim. Faqet e tij janë mbushur me dardha të egra”.

Nuk mungojnë as sipërfaqet e tokave me bimë medicinale. Bashkudhëtari ynë Alfonsi flet në veçanti për sherebelën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button