Pse nuk guxon të zhvishet?

Aktorja e njohur Emma Stone, e cila tashmë ka realizuar një varg seancash të nxehta fotografimi, thotë se nuk guxon të zhveshë të gjitha rrobat para fotoaparatit apo të zhvishet në film, sepse këtë ia ndalon babai.
“Babai do të më vriste po ta bëja këtë. Nuk do të fliste më kurrë me mua, kështu që kur kam xhirime që përfshijnë zhveshjen, jam gjithmonë nervoze”, e ka pranuar Emma. Edhe përkundër kësaj, ajo thotë se pikërisht prindërit e saj kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj në karrierë.
“Po të mos ishin prindërit e mi me siguri që nuk do të arrija në sukses në karrierën time. Ata janë meritorët kryesor për këtë dhe do t’ju jem falënderues tërë jetën”, tha aktorja e bukur, Emma Stone.

Lajme të ngjashme

Back to top button