Aleanca për Shqiptarët reagoi ndaj sulmit të anëtarit të Lëvizjes “Anti Bixhoz”

Aleanca për Shqiptarët sot reagoi ndaj sulmeve fizike kundër anëtarët të Lëvizjes Anti-Bixhoz, që u raportuar sot nga kjo Lëvizje, transmeton Portalb.mk. ASH-ja gjithashtu premtoi se do të zhvillojnë bashkë luftën kundër kazinove dhe bastoreve.

“Shprehim keqardhje dhe indinjatë të thellë për sulmin fizik ndaj anëtarit të kësaj Lëvizjeje e cila për një kohë të gjatë po jep një kontribut të pakontestueshëm në forma të ndryshme  për t’i luftuar dukuritë devijante të shoqërisë sonë siç janë kazinotë dhe bastet”, deklaruan nga ASH-ja.

Ata sulmin ndaj Z.A. e vlerësojnë si një akt qyqar dhe makabër, duke kërkuar nga policia dhe drejtësia të hetojnë rastin.

“Kryerësi i kësaj vepre penale të nxirret para drejtësisë dhe ta merr dënimin e merituar”, kërkuan nga ASH-ja.

Ata theksojnë se “bossat” e këtyre aktiviteteve janë të lidhur me pushtetin dhe policinë, duke u mbrojtur nga këta të fundit.

“Zotohemi se bashkërisht do t’i luftojmë këto dukuri devijante, të shoqërisë tonë për të mirën dhe të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë”, premtojnë nga ASH-ja.

Ndryshe, një nga aktivistët e Lëvizjes “Anti Bixhoz” është sulmuar dje rreth orës 17:30, sipas kësaj organizate, sulmin e ka kryer një punonjës i një kazinosë në Tetovë. Nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë thonë se kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e rastit.

Lëvizja “Anti Bixhoz” në një konferencë për shtyp sot njoftoi se një nga aktivistët e tyre dje është sulmuar fizikisht, sipas tyre arsyeja për këtë është “beteja për mbylljen e kazinove”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button