Paraburgim për të dyshuarin te i cili u gjetën armë dhe municion në Hasanbeg, propozoi Prokuroria

Prokuroria themelore publike në Shkup miratoi Urdhër për fillimin e hetimit ndaj një personi për vepër penale për armëmbajtje pa leje, bazuar në nenin 396, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

Duke vlerësuar se mund të ik i dyshuari ose mund të përsërit veprën, prokurori publik përkatës i propozoi Gjykatës themelore penale në Shkup të paraburgos të dyshuarin.

Ndryshe, për këtë rast, dje Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se në mesditë ka arrestuar një qytetar nga Hasanbegu, te i cili janë gjetur automatik dhe pistoletë. Dje rreth orës 13:00 në rrugën “M.A. Çento”, në rrugën për në fshatin Haraçinë, punonjësit policorë kanë arrestuar 30 vjeçarin D.F. nga fshati Hasanbeg, i cili kishte jelek mbrojtës dhe armë.

Policia raportoi gjithashtu se i arrestuari ishte së bashku me një zyrtar policor i cili nuk ishte në punë. Gjithashtu policia sqaroi se në momentin kur është kontrolluar vetura e tij e parkuar Seat Ibiza, në atë janë gjetur automatik me municion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button