Iran, u rrit në 8.730 numri i vdekjeve nga COVID-19

Me 71 vdekjet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin e ri (COVID-19) në Iran është rritur në 8.730 numri i viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari njoftoi se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 71 vdekje dhe 2.410 raste të reja me COVID-19.

Me këtë ka arritur në 8.730 numri i vdekjeve dhe në 184.955 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Lari e cila informoi se deri më tani ka arritur në 146.748 numri i personave të shëruar që janë liruar nga spitalet.

Ajo theksoi se 2.755 nga të sëmurët janë në gjendje kritike ndërsa ka arritur në 1.219.400 numri i testeve të kryera në vend.

Zëdhënësja e ministrisë bëri të ditur se krahas rajonit Khuzestan janë përcaktuar “zonë e kuqe” edhe rajonet Hormozgan, Bushehr dhe Razavi Khorasan.

Numri i rasteve me COVID-19 në Iran shënoi ulje deri në 800 në fillim të muajit maj, por shifrat filluan sërish të rriten pas heqjes së kufizimeve.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button