SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 arriti pothuajse në 117 mijë

Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA kanë vdekur 784 persona nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 116.847, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi dhe aktualisht është epiqendra e pandemisë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, në SHBA gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 28.790 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të zbuluara në vend në 2.117.991.

Sa i përket numrit të rasteve të zbuluara me koronavirus, SHBA ndiqet nga Brazili me 829.902 raste të zbuluara, Rusia me 520.129 raste të zbuluara dhe India me 310.131 raste të zbuluara.

Shteti amerikan New York kryeson listën e shteteve më të prekura në SHBA, me gjithsej 402.914 raste të zbuluara dhe 30.824 vdekje.

Pothuajse 24 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer deri më tani në SHBA, ndërsa numri i të shëruarve nga ky virus ka tejkaluar shifrën 842 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button