Në Turqi rritet në 176.667 numri i rasteve me COVID-19, 150.087 të shëruar

Turqia ka konfirmuar 985 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 150.087, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se aktualisht 684 pacientë të prekur nga koronavirusi janë në kujdes intensiv.

Koca po ashtu njoftoi se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vendin e tij është rritur në 4.792, pasi 14 vdekje të tjera u raportuan gjatë 24 orëve të fundit.

Profesionistët e kujdesit shëndetësor gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 45.092 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 2.5 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.

Sipas rezultateve të testimeve, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është 176.677, me 1.459 infeksione të reja të regjistruara gjatë ditës së fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button