fbpx

Fillojnë ankesat për kartelat pagesore vendore, ato po kategorizohen dhe kontrollohen deklaroi Angellovska

Kanë arritur mbi 20.000 e-maile, por vetëm një pjesë e tyre janë me ankesa të studentëve të cilët nuk janë në listën e shfrytëzuesve të kartelës pagesore vendore, deklaroi ministria e Financave, Nina Angellovska, transmeton MIA.

“Me të vërtetë kanë arritur një numër i madh i e-maileve, por nuk janë të gjitha ankesa, por ka edhe shumë pyetje nga shfrytëzues se si do të munden t’i shpenzojnë mjetet. Sekretariati i përgjithshëm ka formuar ekip të njerëzve të cilët i kategorizojnë sipas natyrës së porosisë e cila ka arritur. Ka qytetarë të cilët kanë marrë kartelë ndërsa tani pyesin se si ta aktivizojnë, si mund t’i shfrytëzojnë mjetet. Ka qytetarë të cilët kanë dorëzuar kërkesa konkrete se nuk janë në lista, por ende nuk ka përfunduar kategorizimi që të mund të themi se për shembull ka 5.000 qytetarë të cilët nuk janë në listë dhe kanë dorëzuar dëshmi”, tha Angellovska në pyetjen e gazetarëve dhe shtoi se në mënyrë transparente do të informojnë për çfarëdo lloj korrigjimesh shtesë për numrin e ankesave dhe për ankesat e pranuara.

Personat të cilët nuk janë në listën e kupuvajdomasno.gov.mk, ankesën përmes postës elektronike e dërgojnë deri te institucion kompetent i cili duhet ta realizojë kontrollimin dhe ta konfirmojë.

“Ankesat dorëzohen në ueb-faqen për masën nëse personi kur do ta shënojë numrin e amëzës dhe nuk është në listë i del udhëzim i qartë për këtë. Nëse vlerëson se është në një prej tri grupeve të caktuara të drejtohet me adresë elektronike duke theksuar se për çka bëhet fjalë, – emri dhe mbiemri dhe dëshmi se duhet të hyjë në njërën prej tri grupeve. Të dhënat në lista janë pjesë e DAP-it, një pjesë e Agjencisë së Punësimit, të MPPS-së dhe një pjesë e MASH-it të marra përmes universiteteve dhe shkollave të mesme, ndërsa një pjesë nga FSSHM sa i përket grupit të mjekëve të cilët marrin shpërblim përmes kësaj kartele prej 40 për qind të pagës neto”, tha Angellovska.

Ajo theksoi se kjo kartelë pagesore vendore është projekt i madh i cili për herë të parë vendos mënyra transparente dhe të qarta për zbatimin sipas bazave me të cilat disponojnë institucionet. Megjithatë, tha, kemi hapësirë të konsiderueshme për përmirësimin e cilësisë së data bazave të institucioneve.

“Për studentët, të dhënat – emri dhe mbiemri dhe numri i amzës, dorëzohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila siguron ato për studentët nga universitetet dhe për gjimnazistët nga sistemi për regjistrimet elektronike për nxënësit e shkollave të mesme. Kontrollet shtesë bëhen në të gjitha bazat e të dhënave nga institucionet, pra në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dhe nëse në të dhënat që ata kanë paraqitur nuk janë në rregull, veprimi mund të korrigjohet. Nëse shikojmë realisht, është normale që duhet të bëhen korrigjime për bazat e të dhënave të, kështu që është krijuar një adresë e re elektronike. Kjo do të përmirësojë më tej bazën e të dhënave të të gjitha institucioneve që janë në dispozicion të tyre në mënyrë që të zbatohen më mirë dhe më lehtë çdo masë në të ardhmen. Prandaj, përmenda që kjo është një mënyrë e de-burokratizimit në një farë mase, pa i detyruar përdoruesit dhe qytetarët që ata shkojnë në sportele”, tha Angelovska.

Për Dekretin e ndryshuar për kthimin e TVSH-së që ka të bëjë deri në vlerën e përgjithshme maksimale mbetet e njëjtë, tha ministrja Angellovska.

Ndryshe, Angelovska së bashku me ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në konferencën për media njoftuan për procesin e shpërndarjes së 117 mijë vauçerëve për turizëm që mund t’i shfrytëzojnë qytetarët.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close