A u janë dhënë dokumente maqedonasve të Shqipërisë që të votojnë në Kërçovë?

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami, ka vizituar Stacionin rajonal të Policisë në Kërçovë, pas dyshimeve të paraqitura se një numër i caktuar i maqedonasve të Shqipërisë janë pajisur tinëzisht me dokumente biometrike. 

Siç njofton agjencia e lajmeve “Zhurnal”, raportohet se shqiptarët kërçovarë janë shprehur të indinjuar nga tendenca për ndryshimin demografik të Kërçovës, dhe dyndjen pas dokumenteve biometrike të maqedonasve nga Shqipëria, qëllimi i të cilëve është pjesëmarrja në zgjedhjet lokale dhe zgjedhja e kandidatit maqedonas në garën lokale.

Zëvendësministri Bajrami ka qëndruar për disa orë në stacionin policor, ku ka analizuar të dhënat e shërbimeve përkatëse, dhe ka paralajmëruar se do të ngrejë hetim për të verifikuar nëse është shkelur ose jo procedura ligjore. 

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i ka kërkuar në mënyrë plotësuese zv.ministrit Bajrami të zgjidhë dilemat nëse janë ndërmarrë vërtet veprimet për t’i pajisur maqedonasit nga Shqipëria me dokumente që më pas të kenë edhe të drejtën e votës.

Lajme të ngjashme

Back to top button