fbpx

Zemaj: Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do të merret vendim për hapjen e aeroportit “Adem Jashari”.

Sipas tij, mërgata e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë̈ sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK”.

“Ndërsa, ambasadat e shteteve të BE-së në Prishtinë kanë njoftuar se në rast se kjo situatë e pandemisë̈ Covid-19 ndryshon, atëherë pritet rinisja e shërbimeve. Këtë të hënë shtetet e zonës evropiane do t’i rihapin plotësisht kufijtë̈ tokësor dhe ajror në mes tyre, të cilët ishin mbyllur thuajse që tre muaj për shkak të Covid-19”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close