RMV, Prej 15 qershorit do të fillojë merkato, derisa kampionati zyrtarisht ka mbaruar

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka njoftuar se prej 15 qershorit do të fillojë merkato e futbollit, derisa e ka shpallur të mbyllur edhe kampionatin, transmeton Portalb.mk.

FFM i informon se në përputhje me Vendimin e Këshillit Drejtues, ndeshjet e sezoni 2019/2020 në gjithë kategoritë, duke përfshirë edhe Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoni”, njoftojnë nga FFM-ja.

Gjithashtu Federata njoftoi se prej 15 qershorit deri më 31 gusht do të zhvillohet merkato verore.

Ndryshe, Komisioni për gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM) në mbledhjen e zhvilluar në muajin maj solli propozim-vendim për vazhdimin e sezonit 2019/2020 në Ligën e Parë, por pa praninë e publikut, ndërsa vendosi të ndërpritet kampionati për Ligën e Dytë dhe të Tretë.

Kampionati i LPFM ka arritur të realizon këtë sezon 23 xhiro, ku Vardari arriti të grumbullon 46 pikë, ndërsa  Sileksi dhe Shkëndija nga 36 pikë, gjegjësisht 35 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button