Faleminderit Heronjve tanë

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, bota ka dëshmuar realitetin e natyrës njerëzore përmes egoizmit të atyre që nuk pranuan të qëndrojnë në shtëpi, atyre që ua hedhin fajin të tjerëve, atyre që thonë se ‘’virusi nuk ekziston’’. Kur shohim se gati të gjitha vendet janë rikthyer në normalitetin e ri, Maqedonia e Veriut sikur nuk ka dritë në fundin e tunelit.

Sot 196 raste të reja dhe 8 pacientë kanë humbur jetët e tyre. Nga fillimi i pandemisë deri sot numri i të infektuarve është 3895 dhe 179 persona kanë humbur jetën. Ende ka nga ata që i ofendojnë mjekët dhe gjithmonë me idenë se virus nuk ka.Ju Faleminderit mjekëve dhe infermierëve që pas gjithë sulmeve të pabaza ata vazhdojnë kujdesen. Edhe kur rreziku i infeksionit është në maksimum, ata ende nxitojnë në dhomat e spitalit kur dëgjojnë rrahjet e furishme të zemrës. Gjatë një kohe kaq të zymtë, punonjësit e spitalit e shohin më keq, megjithatë ata qëndrojnë të fortë për të gjithë të tjerët. Tani, ata madje ngushëllojnë pacientët që vuajnë, disa prej të cilëve ndërrojnë jetë në krahët e një infermiereje në vend të familjarëve të tyre. Jam mirënjohëse për sakrificat e tyre, sepse ka qindra mijëra njerëz që nuk do të mund të shëroheshin pa to.

Faleminderit për punëtorët në markete. Punojnë me pagën minimale, ata punojnë në dyqane të mbingarkuara me klientë e shpesh kanë panik shumë. Me sasinë e kontaktit të paqëllimshëm që ata kanë me të huajt, ata rrezikohen për infeksion. Faleminderit farmacistëve. Ndërsa numri i të infektuarve vazhdon të rritet, farmacitë janë më të ngarkuar se kurrë më parë. Me më shumë njerëz të shqetësuar për COVID-19 dhe ata nxitojnë në barnatoret lokale, duke i vendosur farmacistët me rrezik të lartë të vijnë në kontakt me virusin korona.

Faleminderit shumë gazetarëve që na informojnë çdo ditë, ne qëndrojmë në ekranet tona të telefonit, apo të televizorit gazetarët e vënë veten në rrezik për të siguruar publikun. Shpesh, ata madje i vënë në rrezik familjet e tyre. Duhet shumë forcë për të sakrifikuar aq shumë për të disa njerëz, që i ofendojnë duke u thënë se nuk ka virus sa paguheni ju, si t’i quajmë këta njerëz egoistë apo vetëmohues.

Faleminderit mësuesve që nga mësimi klasik u kthyen në atë online. Ishte shumë e vështirë sepse edhe kushte nuk kishin por me shumë mund ato triumfojnë gjithmonë.Faleminderit punonjësve në banka ata shpesh infektohen nga klientët. Faleminderit postierëve që dërgojnë porosi në çdo shtëpi. Është e rëndësishme të pranohet që kjo pandemi trondit botën.

Në vendin tonë ka ende shifra alarmante. Ju lutemi tregoni kontaktet që keni me njerëzit, me ata që keni pas sot Tetova shënon 45 raste, Shkupi 90 raste. A do  të mund të jemi në gjendje të rifillojmë përsëri jetën tonë të përditshme. Detyra jonë është ta lehtësojmë këtë kohë duke qëndruar në shtëpi. Virusi korona është këtu ju lutem shumë kujdes!

Donika Bakiu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button