Shpallen edhe dy kodoshë

Sot u shtuan edhe dy emra të rinj në listën e kodoshëve të shpallur nga Komisioni për Verifikimin e Fakteve.

Në uebsajtin e këtij institucioni janë shtuar emrat e dy ish-funksionarëve të shpallur për bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, Vasil Tocinovski, i punësuar shumë vite më parë si bashkëpunëtor i ri në Institutin e Folklorit të Maqedonisë, dhe Trajko Batanxhiovski, ish-president i Bordit Drejtues të Spitalit Klinik “Trifun Panovski” në Manastir, janë personat që kanë bashkëpunuar në sistemin e kaluar me policinë sekrete të shtetit. 

Sipas Komisionit, Batanxhiovski ka spiunuar studentët maqedonas me nofkën “Viktor” ndërsa Tocionovski ka kryer aktivitetet e tij me emrin e koduar “Gogol”. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button