RMV, Ka filluar shpërndarja e 117 mijë kartelave turistike

Nina Angelovska, ministrja e financave së bashku me ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në konferencën për media njoftuan për procesin e shpërndarjes së 117 mijë vauçerëve për turizëm që mund t’i shfrytëzojnë qytetarët, transmeton Portalb.mk.

Ata njoftuan se kartelat për turizëm do të mund të shfrytëzohen deri më 15 dhjetor të këtij viti, derisa vlera e tyre është 6,000 denarë. Ministri Bekteshi njoftoi se lista përfundimtare është publikuar në ueb-faqen domasiedoma.gov.mk ku të gjithë qytetarët të cilët janë fitues të kartelave do të mund të kontrollojnë se a janë në listë ose jo duke shënuar numrin e amzës.

“Që sot 117.000 qytetarë do të marrin kartela për turizëm. Ndarja e kartelave pagesore, të cilat do t’i marrin rreth 324.500 qytetarë, filloi gjatë ditës së djeshme përmes bankave. Çdo denar i investuar në produktet vendore, në sektorin shërbyes – është denar i investuar në ruajtjen e këtyre kompanive ndërsa me atë edhe në numra të shumta të vendeve të punës”, deklaroi Angelovska, duke sqaruar se këto masa janë si pjesë e pakos së tretë të masave antikrizë për ringjalljen e ekonomisë vendore.

Ajo sqaroi se përmes këtyre kartelave pagesore gjithashtu tentohet vetëdijesimi i qytetarëve për shfrytëzimin e kartelave pagesore, duke luftuar ekonominë joformale, si dhe nxitja për të përdorur prodhime dhe shërbime vendore.

“Mbi 10 milionë euro do të derdhen në sektorin e turizmit përmes masës me të cilën 117.122 qytetarëve me të ardhura të ulëta do t’iu jepen vauçerë për turizëm vendor”, deklaroi Bekteshi, duke sqaruar se nuk ka nevojë për asnjë lloj aplikimi nga ana e qytetarëve.

Në listën e qytetarëve të cilët kanë të drejtë të vauçerit për turizëm vendor sipas Dekretit, potencoi, për të gjithë qytetarët e punësuar të cilët kanë të ardhura të cilat nuk tejkalojnë  15.000 denarë në muaj, gjegjësisht qytetarët e punësuar të cilët në periudhën prej janarit deri në prill të vitit 2020 nuk ka realizuar të ardhura më të larta se 60.000 denarë në bazë të pagës neto dhe kompensimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button