Vazhdon aksioni ‘Hapur me Kadastrën’

Agjencia për Kadastër të patundshmërive e vazhdon aksionin “Hapur me Kadastrën” me qëllim që nëpërmjet takimeve të drejtpërdrejta me ekipet eksperte të agjencisë, qytetarët t’i zgjidhin problemet e tyre.

Aksioni vazhdon sot në Manastir, ku ekipet profesionale të Kadastrës deri të enjten do të realizojnë takime me qytetarët, ndërsa nga data 29 deri më 31 janar aksioni do të vazhdojë në Ohër.

Një pjesë e aktiviteteve të ekipeve të ekspertëve gjatë vizitave do të kenë për qëllim edhe mbështetjen e sektorëve rajonalë në zbatimin e projekteve të reja të kadastrës, siç është projekti për digjitalizimin e planeve kadastrale.

Aksioni “Hapur me Kadastrën” do të vazhdojë edhe në muajt shkurt, mars, prill dhe maj. Në shkurt me ekipet profesionale të agjencisë, qytetarët do të mund të takohen në komunat e Shkupit, Karposhit, Gjorçe Petrovit, Kisella Vodës, Gazi Babës dhe Aerodromit.

Në mars, ekipet profesionale të Agjencisë për kadastër do të jenë në Strugë, Dibër, në komunat e Shkupit, në Qendër, në Çair dhe në Butel, në Strumicë, në Radovish, në Prilep, në Kavadar dhe në Negotinë.

Në prill është planifikuar që të mbahen takime në Gjevgjeli, Vallandovë, Kriva Pallankë, Veles, Shtip, Demir Hisar, Koçan, Vinicë, Resnjë, Tetovë dhe në Gostivar.

Në maj, aksioni “Hapur me Kadastrën” do të përfundojë në Berovë dhe në Dellçevë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button