Spasovski: Duhet të ketë zgjedhje, nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme

Oliver Spasovski, kryeministri teknik në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka shprehur gatishmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, transmeton Portalb.mk.

“Tashmë nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme dhe duhet të ketë zgjedhje që të kthehen të gjitha institucionet në kapacitet të plotë”, deklaroi Spasovski, duke theksuar se vendi duhet të ballafaqohet me krizën ekonomike.

Spasovski përkujtoi se 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të mbahen zgjedhjet.

“Iu bëj thirrje të gjitha subjekteve politike që të dalin në mejdan politik dhe të përballen me konceptet e tyre për të ardhmen e shtetit dhe në bazë të atyre koncepteve të kërkojnë mbështetje nga qytetarët. RMV ka nevojë urgjente që të kthehen të gjitha institucionet në kapacitet të plotë dhe Kuvendi dhe qeveria e re politike dhe të gjitha institucionet”, deklaroi Spasovski, duke theksuar edhe nevojën për vazhdimin e investimeve kapitale.

Ndryshe, Presidenti Stevo Pendarovski dje vlerësoi se nuk ka nevojë për gjendje të re të jashtëzakonshme në vend. Në lidhje me çështjen e zgjedhjeve, ai i ftoi kryetarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski që të takohen për të caktuar datë.

Sot mund të ketë takim të ri ndërmjet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, si një vazhdimësi e takimit të djeshëm që u zhvillua në presidencë me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski, takim i cili rezultoi pa marrëveshje që përcakton datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin paraparë që të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të paraqitjes së koronavirusit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button