5 këshilla për të realizuar me sukses një intervistë virtuale për punë

Intervistat e punës normalisht janë të lodhshme dhe me stres, por tani që shumë prej kompanive po aplikojnë punën në distancë, ato po zhvillohen nëpërmjet ekranit të kompjuterit. Megjithatë, kjo gjë sjell probleme të tjera – probleme me teknologjinë, me shfaqjen aksidentale dhe të sikletshme të pjesëtarëve të familjes dhe përcaktimit të radhës së fjalës, transmeton Class.

Por ky është realiteti ynë për momentin.

Pavarësisht se shtëpia mund të jetë një ambient më i rehatshëm, shtëpia e bën akoma më të vështirë për të krijuar një raport: nuk ka shtrëngim duarsh, dhe sugjerimet sociale janë më të vështira për t’u marrë. Lajmi i mirë është që përgatitja për një intervistë me video mbetet kryesisht e njëjtë: bërja e kërkimeve të thelluara për kompaninë rekrutuese, për industrinë dhe për konkurrentët. Hartimi i pyetjeve të mirëmenduara që do të lejojnë aplikantin të kuptojë më mirë pozicionin e punës dhe kulturën e kompanisë. Megjithatë, para fillimit të intervistës kontrolloni pajisjet elektronike dhe përgatisni falënderimin përmbyllës të intervistës.

Por ka disa këshilla specifike që vlejnë për të realizuar me sukses një intervistë pune virtuale:

Të jeni të përgatitur për të dalë në video në çdo moment

Ju keni rreth një të dhjetën e sekondës për të bërë një përshtypje të parë të mirë..

Përdoreni me mençuri.

Buzëqeshni kur filloni intervistën virtuale, pasi kjo do të sjellë përgjigjen e duhur nga intervistuesi dhe gjithashtu do të t’ju qetësojë. Gjithashtu, duhet të visheni në të njëjtën mënyrë sikur intervista do të zhvillohej personalisht, qëndroni të ulur në mënyrë korrekte, dhe sigurohuni që çdo hapësirë në fushëpamjen e kamerës të jetë pa rrëmujë.

Tregoni kujdes për ambientin e zhvillimit të intervistës

Kur zgjidhni ambientin tuaj ku do të zhvilloni intervistën, gjeni një vend që ka një sfond me ngjyra neutrale dhe me pak zbukurime. Gjithashtu, zgjidhni një ambient me ndriçim të mirë, por sigurohuni që ndriçimin ta keni përballë, pasi nëse ndriçimi është prapa jush do të bëjë që ju të dukeni si siluetë dhe do të vështirësojë për intervistuesin që të dallojë shprehjet në fytyrën tuaj dhe të krijojë një komunikim korrekt me ju. Për më tepër, mundohuni të përdorni kufje me mikrofon që filtrojnë zhurmat ambientale.

Tregoni entuziazëm

Gjithmonë duhet të tregoni entuziazëm për vendin e punës gjatë intervistës, por në rastin e intervistës virtuale ky entuziazëm duhet të jetë akoma edhe më i madh.

Fillojeni intervistën me shprehje të tilla si: Unë jam i entuziazmuar që po zhvilloj këtë intervistë sepse (vazhdoni me diçka specifike)..

Meqenëse sugjerimet sociale mund të jenë më të vështira për t’u kuptuar, jini pak më dramatikë me gjëra të tilla si: lëvizja  e kokës dhe buzëqeshjet për të treguar interesin tuaj.

Mbani kontaktin vizual

Është e rëndësishme t’i tregoni intervistuesit që ata kanë vëmendjen tuaj të plotë. Prandaj rekomandohet që gjithmonë të fokusoni kamerën kur jepni përgjigjet tuaja. Kjo do t’u japë rekrutuesve një perceptim më të mirë të kontaktit vizual.

Gjithashtu duhet të siguroheni që fytyra juaj është tërësisht e dukshme në kamera dhe sigurohuni që të zhvendosni shikimin tuaj në pika të tjera gjatë intervistës.

Gjithashtu, mbajtja e shënimeve gjithashtu mund të tregojë se po i kushtoni vëmendje të madhe. Mbajtja shënim e përgjigjeve të pyetjeve tuaja do t’ju bëjë të paharrueshëm.

Përgatituni për të papritura

Pavarësisht se ju dëshironi të zhvilloni intervistën në një situatë perfekte, përgatituni për të papritura gjatë saj, të tilla si:  macja juaj ecën në tastierën tuaj ose fëmija juaj shfaqet në kamera duke menduar se po flisni me gjyshen dhe dëshiron ta përshëndesë atë. Megjithatë, ju duhet ta përdorni momentin në avantazhin tuaj.

Sugjerohet të qeshni, dhe mos u panikoni. Të gjithë po përballen me të njëjtat probleme gjatë punës në distancë, dhe mënyra si menaxhoni këtë situatë të papritura do të tregojë mënyrën tuaj të punuarit nën stres.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button