Kovid-19, 8 pacientë ndërruan jetë në 24 orët e fundit në RMV, numër rekord infektimesh

Ministria e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 196 raste të reja me virusin korona nga 1,213 testime sa janë realizuar, transmeton Portalb.mk. MSH-ja njoftoi se kanë ndërruar jetë 8 pacientë të infektuar me virusin korona.

Katër pacientë që ndërruan jetën janë nga Shkupi, një nga Struga, një nga Ohri, një nga Gostivari dhe një nga Reseni.

Në Klinikën infektive ndërroi jetë pacientja 76 vjeçare dhe pacienti 67 vjeçar nga Shkupi. Këtu gjithashtu ndërroi jetë edhe një paciente 31 vjeçare nga Gostivari.

Në spitalin “8 Shtatori”, ndërruan jetë dy pacientë nga Shkupi, një 43 vjeçar dhe një paciente 59 vjeçare. Këtu ndërroi jetë edhe një 56 vjeçare nga Struga.

Në spitalin e Manastirit ndërroi jetë një pacient 67 vjeç nga Reseni, ndërsa në spitalin e Ohrit ndërroi jetë një pacient 81 vjeçar.

MSH-ja regjistroi edhe 11 pacientë të shëruar. Në Maqedoninë e Veriut momentalisht janë 2,011 raste aktive.

Qytetet prej nga vijnë rastet e reja:

Shkup – 90

Kumanovë – 17

Shtip – 5

Prilep – 1

Tetovë – 45

Strugë – 8

Veles – 1

Manastir – 4

Ohër – 11

Gostivar – 8

Kriva Palankë – 1

Pehçev – 2

Sveti Nikollë -1

Resnjë -2

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button