Policia e RMV-së përcaktoi rregullat për kalimin kufitar

Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që shtetasit që dalin jashtë vendit, duhet të nënshkruajnë deklaratë ku sqarohet se shteti nuk do të mbajë përgjegjësi për qytetarin në rast të ndonjë problemi jashtë vendit, ndërsa për qytetarët që do të hyjnë në vend duhet të kenë test PCR  jo më të vjetër se 72 orë, transmeton Portalb.mk.

“Sipas informacionit të MPB-së, për shtetasit e Maqedonisë, vendkalimet kufitare për dalje nga Maqedonia e Veriut janë të hapura me nënshkrimin e deklaratës përkatëse të cilën e jep MPB në vendkalim. Me këtë deklaratë, secili qytetar zotohet se nuk do të kërkojë ndihmë nga shteti në rast të problemeve jashtë shtetit”, raportojnë nga Lidhja auto moto e Maqedonisë (LAMM)

Vazhdon të ngel rregulli për qytetarët që hyjnë në vend dhe posedojnë testin PRC jo më të vjetër se 72 orë, duke nënshkruar dekleratën për vetizolim.

Në bazë të deklaratës, qytetari do të marrë një Vendim për kontroll shëndetësor dhe vetizolim shtëpiak nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, ndërsa nga pjesëtarët e MPB-së do të kontrollohet nëse e zbaton këtë vendim.

MPB-ja njoftoi se qytetarët që nuk do të paraqesin PCR testin e vlefshëm, ata duhet të futen në karantinë shtetërore. Në këtë situatë, policia do të bartë qytetarin prej kalimit kufitar deri në karantinën shtetërore dyjavore.

Qytetari mund të kërkojë të testohet me PCR test. Nëse rezulton negative, ai mund të mban ditët tjera të karantinës 14-ditore në shtëpi.

Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria tashmë i kanë hapur kufijtë me Maqedoninë e Veriut, ndërsa ministri i Shëndetësisë në RMV.  Ministri serb Ivica Daçiq ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme në RMV se nuk kërkohet miratim i veçantë për hyrjen e shtetasve të huaj në Republikën e Serbisë dhe se kalimi i kufirit serb është kthyer në normalitet.

Maqedonia e Veriut është në listën e vendeve që i lejohet hyrja në Greqi prej 1 korrikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button