Vidhen stoli me vlerë prej 20.000 eurosh në Zhelinë të Tetovës

Stoli me vlerë prej 20.000 eurosh janë vjedhur nga shtëpia e një banori të Zhelinës, në afërsi të Tetovës, informoi policia e Tetovës. 

Ajo që dihet deri tani është se hajduti në periudhën ndërmjet 16 dhe 21 janarit, derisa pronari i shtëpisë ka qenë jashtë vendit, e ka hequr rrjetin e metaltë nga dritarja, dhe pas bastisjes së dhomave, i ka zbuluar stolitë dhe është larguar nga shtëpia. Vjedhejn e ka zbuluar pronari i shtëpisë pasi është kthyer nga Gjermania.

Lajme të ngjashme

Back to top button