Brazili shteti i dytë në botë për numrin e lartë të vdekjeve nga virusi korona

Numri i vdekjeve nga koronavirus në Brazil kapërceu Britaninë të premten për t’u bërë vendi i dytë me numrin më të lart në botë, por Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha që sistemi shëndetësor i vendit po qëndron në presion.

Ministria e Shëndetësisë regjistroi 909 vdekje të premten, duke e çuar numrin gjithsej në 41.828, njofton Klan Kosova.

Brazili gjithashtu shënoi një numër total prej 828.810 rasteve të konfirmuara me koronavirus, me 25.982 infeksione të reja në 24 orët e fundit – i dyti pas SHBA-së, shkruan Al Jazeera.

Ekspertët paralajmërojnë se numri aktual i rasteve në ekonominë më të madhe të Amerikës Latine mund të jetë shumë herë më i lartë.

Mike Ryan, eksperti i lartë i urgjencave të OBSH-së, tha se situata në Brazil mbetet “shqetësuese”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button