RMV, Kryetari i Gazi Babës është infektuar me virusin korona

Kryetari i komunës së Gazi Babës, që shtrihet në pjesën lindore të Shkupit, Borçe Georgievski ka rezultuar pozitiv në testimin për praninë e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Në mëngjes e mora testin, për momentin jam mirë, nuk kam temperatura dhe pranoj trajtim adekuat e shkruar nga mjeku”, deklaroi Georgievski, duke sqaruar se dje është testuar.

Ai është kryetari i katërt i infektuar deri më tani në Maqedoninë e Veriut, pasi para tij ishte ai i Çeshinovës, Kumanovës dhe Çairit.

Për momentin, prej javës së kaluar në izolim është edhe kryetari i Komunës së Çairit, pasi fillimisht një i afërm kishte rezultuar pozitiv, për të rezultuar edhe ai pastaj në testim si pozitiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button