RMV, Policia në 24 orët e fundit regjistroi 1,071 qytetarë pa maska

Ministria  e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se në 24 orët e fundit 1,004 qytetarë kanë nënshkruar deklaratën për izolim dhe vetizolim, transmeton Portalb.mk.

“790 persona kanë nënshkruar vendimin për izolim, ndërsa 214 persona kanë nënshkruar deklaratën për vetizolim”, njoftuan nga MPB-ja.

Policia raportoi gjithashtu se 1,071 qytetarë janë regjistruar pa maska. Dënimi për mosmbajtjen e maskave në këtë periudhë është 20 euro.

Policia njoftoi gjithashtu se gjatë kontrolleve, ka regjistruar gjashtë persona që nuk kanë respektuar kushtet e izolimit dhe vetizolimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button