10 gabime që duhet t’i shmangni menjëherë në lidhje me baterinë e telefonit

Mënyra se si e karikoni telefonin mund të jetë thelbësore jo vetëm për faturat e energjisë elektrike dhe sigurinë tuaj, por edhe për jetëgjatësinë e baterisë. Për  t’i bërë bateritë e përdorura të zgjasin më shumë, këshillohet që asnjëherë të mos i karikoni 100% ose t’i lini të shkojnë 0%.

1. Ju gjithmonë e lini karikuesin në prizë.

Një karikues tërheq vazhdimisht energjinë kur është në prizë, edhe nëse telefoni nuk është i lidhur. Kjo nuk është e mirë për faturat tuaja të energjisë elektrike. Plus, transformatori lëshon nxehtësi që ngadalë mund të grumbullohet dhe të shkaktojë  zjarr. Nëse nuk po e përdorni, hiqni gjithmonë karikuesin nga priza.

2. E karikoni baterinë 100%.

Nëse e karikoni baterinë 100% çdo herë, kjo do të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Kjo për shkak se çdo bateri ka një numër të saktë të cikleve të ngarkimit dhe nëse gjithmonë e karikoni 100%, këto cikle do të përfundojnë më shpejt.

Rregulli i përgjithshëm do të ishte rimbushja e baterisë plotësisht një herë në muaj dhe mbajtja e saj midis 20% dhe 80% në të gjitha momentet e tjera.

3. E lini baterinë “të vdesë” plotësisht para se ta mbushni përsëri.

Nuk është mirë të lejoni që bateria të shkojë në 0%. Kjo është arsyeja pse, siç thamë, bateritë më të reja të bazuara në litium punojnë me cikle për t’u karikuar. Kështu që nëse e lini baterinë të vdesë, do të shkatërroni hap pas hapi jetëgjatësinë e pajisjes tuaj.

4. E lini telefonin të karikohet gjatë natës.

Nëse e lini telefonin të karikohet gjatë gjithë natës, do të humbni energji elektrike dhe do ta ngarkoni baterinë më shumë seç duhet. Kjo gjithashtu do të prishë ciklet e karikimit të baterisë.

Një arsye tjetër për të mos e lënë kurrë telefonin duke u karikuar gjatë natës është të jeni të sigurtë se nuk nxehet.

5. E përdorni telefonin teksa karikohet.

Ju nuk duhet të vazhdoni ta harxhoni baterinë e telefonit ndërsa përpiqeni ta karikoni. Kjo çon në mbingarkimin e baterisë, e cila tani po përpiqet të bëjë 2 gjëra njëkohësisht.

Nëse dikush po ju telefonon, mund të shkëputni telefonin (dhe karikuesin nga priza) dhe pastaj ta vendosni përsëri pasi të keni përfunduar telefonatën.

6. E karikoni telefonin edhe kur bateria është mbi 20%.

Karikimi i vazhdueshëm i telefonit është i gabuar, sepse mund të jetë një mënyrë për ta bërë që bateria të zgjasë më pak seç duhet.

Mënyra më e mirë për ta përdorur baterinë është ta karikoni vetëm kur është vërtet e nevojshme: kjo do të thotë kur është nën 20%, por mbi të paktën 5%.

7. E lini mbrojtësen e telefonit vënë gjatë karikimit.

Një nga armiqtë kryesorë të baterive është nxehtësia dhe duke karikuar telefonin me mbrojtësen e tij, ju po bllokoni nxehtësinë që po prodhohet. Kjo do të bëjë që bateria dhe përbërësit e tjerë të brendshëm të telefonit të nxehen.

Para se të karikoni telefonin, hiqni mbrojtësen për ta lënë baterinë të “marrë frymë”.

8. Ju vazhdoni të përdorni karikues gjenerikë dhe të lirë.

Çdo telefon ka një karikues të posaçëm që nuk duhet të zëvendësohet me një markë tjetër. Nëse nuk përdorni karikuesin e duhur, fuqia e energjisë që transmetohet në bateri mund të jetë shumë ose shumë pak. Kjo mund të çojë në mbinxehje ose në karikim vërtet të ngadaltë.

Karikuesi më i mirë për telefonin tuaj është ai që keni marrë me vete kur e keni blerë. Nëse e keni prishur ose humbur atë, gjithmonë mund ta rregulloni përsëri, por sigurohuni që është i njëjti model!

9. Ju përdorni aplikacione të panjohura të baterisë.

Aplikacionet falas mund të jenë të dobishme për të ndjekur performancën e baterisë suaj, por duhet të keni kujdes se cilat prej tyre përdorni. Aplikacionet e krijuara nga burime të panjohura dhe jo të vlerësuara nga prodhuesit e smartphone mund ta sforcojnë baterinë dhe të shkarkojnë reklamat në telefonin tuaj.

Para se të përdorni një aplikacion, gjithmonë duhet të verifikoni burimin për të parë nëse është i besueshëm.

10. E karikoni telefonin nga laptopi.

Laptopët shpesh përdoren për të karikuar telefonat, por kjo kërkon më shumë sesa përdorimi i prizave të rregullta dhe nuk aktivizon mundësinë e karikimit të shpejtë të baterisë.

Nëse dëshironi ta karikoni më shpejt dhe në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithmonë duhet të përdorni një prizë në mur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button