fbpx

Babai vret djalin tetëvjeçar

Dyzet e gjashtë vjeçari Xh. Sh. nga Radovishi dje e ka vrarë djalin e tij tetëvjeçar. Sipas policisë, ai e ka rrahur djalin aq keq, sa që ai ka ndërruar jetë nga lëndimet e brendshme trupore.

Hetuesit kanë zbuluar se babai e ka goditur djalin me dru në gjoks dhe në kokë. Pastaj, me djalin më të madh e kanë dërguar në spitalin e Radovishit, ku mjekët vetëm e kanë konstatuar vdekjen e fëmijës. Trupi i fëmijës është dërguar për obduksion, ndërsa policia e ka arrestuar babain.

Lajme të ngjashme

Back to top button