Hoti paralajmëroi rikthim të masave kufizuese: Situata është alarmante

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se situata me koronavirus në vendin tonë është alarmante.

Ai ka paralajmëruar se do të rikthehen masat kufizuese që kanë qenë më herët nëse qytetarët nuk i zbatojnë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë, njofton Klan Kosova.

 

 

“Është bërë punë kolosale nga ekspertët dhe profesionistët shëndetësorë dhe nga të gjitha institucionet në mbarë vendin për ta sjellë situatën nën kontroll. Janë marrë masa ekstreme të izolimit të qytetarëve që na kanë kushtuar si shoqëri dhe ekonomi. Kjo pandemi ka marrë jetë njerëzish. Në javët e fundit janë liruar masat të cilat duket se e kanë prodhuar këtë rezultat që jemi duke e parë në tri-katër ditët e fundit”.

“Sot me informatat që kemi marrë nga IKSHPK-ja situata është alarmante. Nëse nuk vetëdijësohemi për të respektuar strikt udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, ne jemi të detyruar që t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Unë bëj apel tek secili qytetar që të na ndihmojë që ta kalojmë sa më lehtë këtë. E di që duhet të kthehemi në jetën tonë të përditshme – në punë, biznes, shkollë dhe në çdo institucion, por është tepër e rëndësishme që të respektojmë udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë”.

“Gjendja është tepër serioze. Nëse nuk kemi kujdes, rastet rriten dhe sillemi ashtu si jemi sjellë gjatë ditëve të fundit nuk kemi zgjidhje pos të kthejmë masat e mëparshme dhe atëherë sistemi ekonomik dhe shoqëror do të kolapsojë. Nuk e duam këtë, prandaj të punojmë së bashku dhe ta tejkalojmë këtë situatë sa më lehtë”.

Kryeministri Hoti këto komente i ka bërë gjatë vizitës në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe atë të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Likaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button