Mbaroi takimi Zaev-Mickoski i ftuar nga presidenti Pendarovski

Ftesën e presidentit Stevo Pendarovski për një takim, sot e pranoi menjëherë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk. Ky takim mbaroi pa ndonjë marrëveshje konkrete në lidhje me përcaktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve.

“Në takim u diskutuan edhe aspektet e ndryshme për procesin zgjedhor, gjatë së cilës të dy palët ofruan argumente në favor të pozicioneve të tyre. Në takim nuk u arrit marrëveshje për përcaktimin e datës për zgjedhjet e parakohshme”, njoftojnë nga presidenca.

Presidenca njoftoi se të dy liderët vendosën për vazhdimin e komunikimit.

Zaev pas takimit theksoi se takimi i ardhshëm pritet të mbahet nesër, duke theksuar se janë dakorduar gjithashtu të mos japin më shumë deklarata në lidhje me takimin. Këtë qëndrim e konfirmoi edhe Mickoski pas Zaevit.

Ndryshe, Presidenti Stevo Pendarovski sot vlerësoi se nuk ka nevojë për gjendje të re të jashtëzakonshme në vend.  Në lidhje me çështjen e zgjedhjeve, ai i ftoi kryetarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski që të takohen për të caktuar datë.

“Nëse nuk merremi vesh për datë të përbashkët, për zgjedhje gjithëpërfshirëse, ajo do të shkaktojë hyrje në krizë të thellë politike. Dëshiroj të dërgoj thirrje publike deri te dy liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, të ulemi që sot dhe të gjejmë zgjidhje. Nëse nuk merremi vesh, do ta hapin derën për një krizë edhe më të madhe, me të cilën do t’i varrosim përpjekjet tona për t’i dhënë fund kësaj krize”, tha Pendarovski, duke shtuar që me liderët tjerë kontakton çdo ditë dhe të njëjtët kanë qëndrim për datën e zgjedhjeve.

Pasi të mbarojë periudha e gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të vazhdojnë veprimet zgjedhore, kështu që sipas parashikimeve votimi duhet të mbahet 22 ditë pas prej ditës së shtunë.

Ky është takimi i tretë, pasi liderët partiak kanë zhvilluar dy takime te presidenti, Stevo Pendarovski, më 12 dhe 18 maj,në përpjekje për të caktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, megjithatë kanë dështuar në arritjen e një marrëveshje për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin paraparë që të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të paraqitjes së koronavirusit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button