Zhbogar: Të dy partitë duan zgjedhje në korrik, liderët të gjejnë zgjidhje për datën

Euroambasadori Samuel Zbogar pret që liderët e LSDM-së Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sonte në takimin në vila Vodno, i cili është duke u zhvilluar, të gjejnë zgjidhje për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, pasi që, siç thotë, të dy partitë dëshirojnë zgjedhje në korrik.

“Unë e dëgjova presidentin Pendarovski sot, kur po shpjegonte pse nuk do ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme. Ai gjithashtu i ftoi dy liderët në një takim, sepse mendoj se kishte një pikë shumë të mirë që liderët duhet të flisnin dhe të gjenin një zgjidhje. Është më së miri, natyrisht, nëse të gjithë pajtohen për një datë. Unë mendoj se është një gjest shumë i mirë nga ana e tij dhe shpresoj që kur të takohen liderët, do të gjejnë një zgjidhje. Nuk janë shumë larg, të dy partitë duan zgjedhje në korrik. Çështja është vetëm të bien dakord për një datë, ndërsa kjo nuk duhet të jetë shumë e vështirë”, tha Zbogar, transmeton MIA.

Liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zaev dhe Mickoski janë në takim në vilën presidenciale në Vodno, pasi Presidenti Stevo Pendarovski sot u bëri thirrje që të gjejnë një zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Pendarovski në fjalimin theksoi se zgjedhje duhet të ketë, por ato duhet të jenë në marrëveshje dhe me pjesëmarrjen e të gjithë subjekteve politike.

Ky është takimi i parë në këtë format për zgjedhjet te shefi shtetit, pasi në dy takimet e mëparshme të liderëve, nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button